Gjiknuri Drafti per investimet prek interesat e prones publike
Eneida Jacaj
Partia Socialiste i ka bere thirrje maxhorances te mos e miratoje projektligjin per investimet. Deputeti socialist me profesion jurist Damian Gjiknuri shprehu dje shqetesimin se iniciativa me e fundit e qeverise Berisha ka nje fryme te thelle antikushtetuese dhe nje frymezim te paster klientelist. Gjiknuri shpjegoi se ligji shkel haptazi barazine perpara ligjit pasi sipermarresit shqiptare diskriminohen perpara atyre te huaj.
Shkeljet e ligjit
Deputeti Gjiknuri ka treguar edhe konstatimet antikushtetuese te projektligjit te maxhorances. Sipas tij ligji sanksionon shpronesimin per interes privat dhe jo publik pasi prona mund te shpronesohet ne favor te investitorit te huaj. Gjithashtu ligji i heq cdo mundesi praktike e ligjore shtetasit shqiptar per te mbrojtur pronen e tij perpara gjykates pasi ne cdo rast ajo ia kalon investitorit te huaj. Ligji i cili miratohet me shumice te thjeshte sipas socialisteve nderhyn ne procedurat gjyqesore duke ndaluar gjykaten te perdore mjetet e saj ligjore per nje gjykim te drejte mjete keto qe sanksionohen nga nje ligj qe kerkon shumice te cilesuar. Ligji nuk gjen asnje model te ngjashem per nje shtet modern duke demonstruar qarte qe politikat shteterore ne kete vend po i ngjajne gjithnje e me shume nje sulltanati sesa nje vendi qe aspiron te behet pjese e Bashkimit Europian - u shpreh Gjiknuri duke shtuar Nje numer kaq i larte shkeljesh te Kushtetutes vetem ne nje ligj dhe insistimi i maxhorances per ta kaluar ate me cdo cmim pa marre ne konsiderate shqetesimet si te sipermarresve te vendit ashtu dhe te publikut ne pergjithesi tregon qarte se ligji ka synime dhe interesa te qarta klienteliste.
Apeli
Duke i bere thirrje maxhorances te terheqe kete nisme Gjiknuri u shpreh se drafti
ka gjasa te nxise konflikte te forta civile. Ai tha se pronaret dhe qytetaret shqiptare nuk mund te pranojne te perdhunohen ne te drejtat e tyre me elementare dhe do te behen barrikade njerezore ndaj cdo tentative per grabitjen e pronave nga shteti per tua kaluar klienteve te qeverise. Ky ligj do tu krijoje mundesi klienteve te Sali Berishes qe te shtien ne dore cdo pasuri qe eshte vene me kohe ne shenjester sic jane pronat ne Rivieren e Jugut ne gjirin e Lalezit ne Hamallaj apo kudo tjeter ku ka mundesi zhvillimi dhe pronaret e vertete apo qytetaret qe preken nuk kane me asnje mundesi ligjore per te mbrojtur pronen ne shtetin e tyre - u shpreh Gjiknuri.
Som 1
Ligji nuk gjen asnje model te ngjashem per nje shtet modern duke demonstruar qarte qe politikat shteterore ne kete vend po i ngjajne gjithnje e me shume nje sulltanati sesa nje vendi qe aspiron te behet pjese e Bashkimit Europian
Som 2
Nje numer kaq i larte shkeljesh te Kushtetutes vetem ne nje ligj dhe insistimi i maxhorances per ta kaluar ate me cdo cmim pa marre ne konsiderate shqetesimet si te sipermarresve te vendit ashtu dhe te publikut ne pergjithesi tregon se ligji ka interesa te qarta klienteliste
Rama ne Elbasan Ne kerkojme nje qeverisje te hapur dhe transparente
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka shfrytezuar dje pasdite takimin me perfaqesuesit e deges se partise se tij ne Elbasan per ti rikujtuar maxhorances betejen e opozites per transparencen. Gjate fjalimit te tij Rama tha se perpjekjet e opozites per transparence nuk synojne marrjen e pushtetit por goditjen e korrupsionit qe sipas tij ka depertuar thelle ne qeveri. Perpjekja jone per transparence nuk ka te beje me letrat por me qeverisjen. Ne kerkojme nje qeverisje te hapur dhe transparente. Duhet ta shpetojme vendin nga makthi i korrupsionit - u shpreh Rama. Lideri i opozites ka theksuar se qeveria aktuale po grabit cdo gje qe i del perpara dhe mashtron me rritjen e paperfillshme te rrogave dhe pensioneve. Pensionistet e dine se rritja e pensioneve solli edhe rritje cmimesh. Edhe numri i te papuneve ne Shqiperi eshte rritur ndjeshem. Mesuesit po ngelen pa pune ndersa pedagogeve po u ulet paga - tha Rama.
16 Shtator 2010