E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiknuri I dorezuam ambasadoreve faktet per manipulime

Në selinë e Partisë Socialiste u zhvillua sot një takim mes drejtuesve të kësaj force politike dhe një pjesë të ambasadorëve të akredituar në vendin tonë.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri sqaroi per mediat, se në takim është përcjellë shqetësimi i opozitës për situatën paszgjedhore si dhe eshte bere prezantimi i materialeve që, sipas selisë rozë, faktojnë manipulimin e rëndë të kryer në zgjedhjet lokale 2011.

"Ne prezantuam argumentat dhe materialet ku faktohet manipulimi i zgjedhjeve. Patëm një takim informues për situatën e fundit të krijuar", tha Gjiknuri.

Pas takimit ambasadorët nuk dhanë asnjë qëndrim për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›