E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjiknuri: KQZ, e urdhëruar politikisht

Nënsekretari për çështjet ligjore në Partinë Socialiste Damian Gjiknuri u shpreh në studion e "Ora News" se në KQZ po bëhet një maskarallëk politik për rezultatin e zgjedhjeve. Sipas tij KQZ po merr urdhra nga kryeministri Berisha dhe po nëpërkëmb fjalën e anatarëve të saj. Ai gjithashtu shtoi se pretendimet e PS-së për hapjen e kutive në Kamëz dhe Paskuqan janë të bazuar në fakte duke shtuar gjithashtu se PS-ja ka kërkuar rivlerësim nga ana e KQZ-së edhe për disa zona në Shkodër.
Gjiknuri gjithashtu u shpreh se rrëzimi i kërkesës së PS për Tiranën është një tjetër fals administrative nga ana e KQZ-së duke shtuar se nëse PD-ja nuk do të kishte frikë do të lejonte hapjen e kutive të Tiranës.
Për nënsekretarin e çështjeve ligjore në PS Gjiknuri situate zgjedhore nuk është si pasojë e kodit elektoral por si rezultat i votës së shqiptarëve. "Kodi elektoral është i njëtrajtshëm për të gjithë por problemi qëndron tek devijimi i standarteve të kodit" theksoi Gjiknuri. Ndërsa për koalicioni PD-LSI ai u shpreh se për një parti të përgjegjshme ishte të priste rezultatin e zgjedhjeve duke shtuar se ky koalicion nuk është jetëgjatë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›