E Shtunë, 31 Tetor 2026

Has, vritet për arsye pronësie 23-vjeçari

Një 23-vjeçar ka mbetur i vrarë, pas një sherri mes bashkëfshatarëve për çështje pronësie, në fshatin Krajk i Hasit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Krajk të Hasit ku A. Cahani 23 vjeç është qëlluar me armë. I riu është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Mësohet se policia ka arrestuar dy të dyshuar dhe po punon për arrestimin edhe të një tjetri. Gjithashtu është sekuestruar një pistoletë e llojit TT dhe disa gëzhoja të fishekëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›