E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjiknuri: Kogjeli Zgjedhor kreu shkelje të rëndë

Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri ka analizuar sot vendimin e zbardhur të Kolegjit Zgjedhor, që la në fuqi vendimin e KQZ për numërimin e votave të hedhur në kutitë e gabuara. Gjatë një konference për shtyp Gjiknuri ka deklaruar prerë se Kolegji ka shkelur rëndë ligjin kur ka bërë interpretimin e vendimarrjes dhe kjo pasqyrohet në disa pika të dhëna si argumentim.

“Mënyra se si është reflektuar ku vendim ka shkelu parimet e rëndësishme që duhet të ndjekë gjykata në përpilimin e një vendimi gjyqësor. Kjo ngre pikëpyetje të mëdha për të gjithë”- theksoi Gjiknuri.

Duke u ndalur në faqen 18 të vendimit, Gjiknuri ka deklaruar se i bëhet referencë nenit 45 të kushtetutës, se ky nen na përcakton detyrimin kushtetues për vlerësimin e votës që lejon KQZ të vlerësoj dhe numërojë.
“Kjo është lajthitje me ose pa dashje. Në kushtetutë nuk përcaktohet detyrimi i KQZ për të numëruar cdo votë. Ligji zgjedhor mishëron parimet e kushtetutës. Shqetësuese se si një arsyetim politik i përdorur nga PD për të nuëmruar çdo votë gjen vend ne arsyetimin e Kolegjit, pasi nuk ka asgjë të bëjë me nenin 45 kushtetutes”- theksoi Gjiknuri .

Ai ka theksuar se për Partinë Socialiste vendimi i Kolegjit Zgjedhor është i papranueshëm pasi shkel parimet e drejtësisë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›