Pavarësia, FSK-ja parakaloi për herë të parë
PRISHTINË-Kuadratet e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës parakaluan sot solemnisht në qendër të Prishtinës në manifestimin qendror shtetëror, me rastin e 4-vjetorit të Pavarësisë së Republikës të Kosovës, ku ishin mijëra qytetarë dhe drejtuesit më të lartë të vendit.
Në këtë manifestim parakaluan kuadratet e të gjitha njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, fillimisht paradës i priu Togu Ceremonial i FSK-së, për të vazhduar me kuadratin e Brigadës për Mbështetje Operacionale, Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Batalionet e Brigadës për Reagim të Shpejtë, Regjimenti i Mbrojtjes Civile dhe kadetët e Qendrës për Studime Universitare. Parakalimet e kuadrateve të FSK-së u përcollën nga Trupa Frymore e FSK-së.
Në manifestimin qendror shtetëror, i cili u mbajt nën kujdesin e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryeministrit Hashim Thaçi, Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)