E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiknuri Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor perfundojne brendat afatit

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor pritet të përfundojnë në afatin e caktuar, fundin e këtij muaji. Kështu ka deklaruar bashkëkryetari i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, socialisti Damian Gjiknuri, pas përfundimit të mbledhjes së radhës së këtij komisioni.
Gjatë kësaj mbledhjeje, komisionerët kanë rënë dakord për ndryshimet në ligj, që prekin kapitullin e listave të zgjedhësve. Është rënë dakord që dy partitë e mëdha, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste do të kenë mundësi të kontrollojnë procesin e përpunimit të listave të zgjedhësve, përmes një grupi të përbashkët auditi. Ky grup, i cili do të propozohet nga kryetari dhe nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të punojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.
Bashkëkryetari i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, socialisti Gjiknuri, në prononcimin për mediat, tha se Komisioni i reformës zgjedhore, pritet të marrë në shqyrtim në mbledhjet e ardhshme edhe propoziminet që lidhen me korrektimin kombëtar të aktual sistetmit zgjedhor, proporcional rajonal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›