E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastriot Islami prane LSI-se

Kastriot Islami, deputet i pavarur pas përjashtimit nga Partia Socialiste, ka lënë të kuptohet se me shumë mundësi nuk do të jetë më i pavarur. Në një intervistë televizive ai ka deklaruar se do të rreshtohet në një forcë politike të majtë europiane. Pikërisht Lëvizja Socialiste për Integrim është kjo parti, të cilin nuk e përjashton Islami.
Kastriot Islami ka deklaruar gjithashtu se vota e tij do të jetë shumë e rëndësishme për zgjedhjen e kreut të ardhshëm të shtetit. Zoti Islami është shprehur se do të maksimalizonte votën e tij në zgjedhjen e Presidentit. Sipas tij, kreu i ardhshëm i shtetit duhet të jetë një politikan. Duke marrë në konsideratë numrat në Kuvend, ai shprehet se përparësi në zgjedhjen e Presidentit e ka mazhoranca.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›