Gjiknuri: Nuk jemi optimiste per padine e radhes
Vendimi i pare i Kolegjit Zgjedhor per ankimimin e opozites per zgjedhjet ne Tirane nuk i bene shume optimist juristet e Partise Socialiste ne lidhje me suksesin e padise se radhes. Pas depozitimit te padise, pasditen e djeshme, deputeti Damian Gjiknuri u shpreh se e vetmja zgjidhje do te ishte konsulenca nderkombetare. "Nuk jam shume optimist per menyren sesi shkuan gjerat ne Kolegj. Ne kerkuam ekspertize nderkombetare, te Komisionit te Venecias, por kjo nuk u pranua nga PD. Pse? Kjo na ben te mendojme se ka nje perpjekje te PD per te mos pranuar asnje lloj konsulence nderkombetare ne kete drejtim, pasi ekspertet nderkombetare do te konstatonin shkelje te renda ligjore," tha ai ne nje prononcim per "Deutsche Vele", pas dorezimit te padise se radhes se PS. Ai ka theksuar se procesi zgjedhor ne Shqiperi eshte vene ne pikepyetje nisur nga menyra sesi rrodhen ngjarjet. "Institucioni i zgjedhjeve ne Shqiperi ka ngrene nje goditje derrmuese dhe besim i publikut eshte ulur shume. Ka nevoje per te rishikuar menyren sesi administrohen zgjedhjet, rolin e qeverise. Mbi te gjitha duhet rikthyer besimi i publikut tek zgjedhjet. Nje vend ku humbet besimi tek vota shkon drejt thellimit te krizes", shtoi ai. Me heret, deputeti Gjiknuri, se bashku me avokatin e PS-se, Eridian Saliani denoncuan dje mos daljen ne kohe te vendimit te Kolegjit Zgjedhor per padine e opozites te rrezuar ne daten 3 qershor. "Kemi nje shkelje te paster te ligjit nga ana e kolegjit, pasi ai vendim duhej te zbardhej dhe duhej te arsyetohej brenda 3 diteve. Pasi vetem ne arsyetimin qe duhej t'i bente Kolegji ne do te kuptonim shkaqet e verteta te rrezimit te atij vendimi, ku e kane bazuar keto njerez kur gjykuan qe aktet e KQZ-se jane ne perputhje me ligjin, me kodin zgjedhor", tha Gjiknuri para medieve. Ai u shpreh se nje fakt i tille tregon "per standardet e uleta ne te cilat ndodhet Kolegji".