Lezhë, digjet makina e kreut të komunës Zejmen

Përfshihet nga flakët makina e kryetarit të komunës Zejmen të qarkut të Lezhës Arben Doçi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orën 04:00 të mëngjesit të sotëm ku makina me targa LE 5899 A, në pronësi të kreut të komunës Zejmen e cili ishte parkuar në oborrin e shtëpisë së tij është përfshirë nga zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat pas hetimeve paraprake kanë deklaruar se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.