Meta: Mazhoranca fitoi ne kryeqytet Qamil Xhani
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta e ka vleresuar rezultatin e zgjedhjeve te tete majit, si mjaft pozitiv per mazhorancen. Meta u shpreh dje se koalicioni "Aleanca per Qytetarin" ka marre 140 mije vota me shume ne rang vendi, ka fituar kryeqytetin dhe shumicen e njesive bashkiake ne Tirane. "Aleanca per Qytetarin" ka fituar me 140 mije vota dhe natyrisht qe kjo eshte nje tregues shume domethenes. "Aleanca per Qytetarin" ka fituar per sa i takon numrit te njesive vendore, por njekohesisht ajo c'ka eshte me e rendesishmja, ky koalicion ka fituar ne kryeqytet, ka fituar dhe Njesite Bashkiake ne Tirane me rezultatin 7-4, ka fituar edhe drejtimin e Keshillit Bashkiak, ku natyrisht edhe kontributi i Levizjes Socialiste per Integrim eshte i konsiderueshem", tha dje ne nje interviste televizive kreu i LSI-se. I pyetur ne lidhje me qendrimin e LSI-se per ndryshimet ne kabinetin qeveritar, Meta ka theksuar se me e rendesishme per mazhorancen dhe per forcen qe ai drejton eshte fokusimi ne programin konkret dhe pergatitjen per zgjedhjet parlamentare te vitit 2013. I pyetur nese do te ishte gati per tu bere serish pjese e kabinetit qeveritar, kreu i LSI-se ka theksuar se 2013 eshte dhe sfida kryesore per LSI-ne. "Per mua sfida kryesore eshte viti 2013 dhe pikerisht qe ky rezultat shume pozitiv i Levizjes Socialiste per Integrim me 8 maj, do te vijoje edhe me kompletimin e gjithe strukturave te LSI-se me zgjedhjet qe do te zhvillohen dhe absolutisht qe jam i sigurt se ne vitin 2013 rezultati i Levizjes Socialiste per Integrim do te jete akoma me solid", u shpreh Meta. Kreu i LSI-se thekson se eshte e rendesishme qe forcat politike te angazhohen per permbushjen e premtimeve qe dhane gjate fushates elektorale. "Per ne si Levizje Socialiste per Integrim, paresore mbetet pikerisht angazhimi per te vazhduar ate dialog qe zhvilluam gjate muajve te fundit me gjithe qytetaret dhe me gjithe votuesit per t'i vene ne nje eficence me te madhe te gjitha institucionet e qeverisjes vendore", tha ai. Meta ka shtuar se nje ceshtje kryesore e forces politike qe ai drejton ka te beje me ceshtjen e punesimit. "Natyrisht, per ne prioritare mbetet absolutisht ceshtja e politikave te punesimit duke qene se ky ka qene dhe nje nga shqetesimet kryesore te qytetareve dhe nje nga premtimet kryesore te kandidateve tane", tha Meta. Kreu i LSI-se ka komentuar dhe rezultatin qe kjo force politike ka arritur ne zgjedhjet vendore. Ai ka theksuar rritja e LSI-se ne keto zgjedhje tregon mbeshtetjen per vendimet e kesaj partie. "Votimi me 8 maj per Levizjen Socialiste per Integrim tregon ne menyre shume te qarte se kjo eshte nje force politike, e cila gjithnje ka marre vendimet e duhura ne interes te stabilitetit te vendit, ne interes te pershpejtimit te proceseve integruese. Ky eshte nje konfirmim i shkelqyer i kesaj politike te drejte dhe natyrisht qe eshte edhe tregues i rritjes tashme te panderprere per LSI-ne", tha dje Meta.