E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, makina e kryekomunarit përfshihet nga flakët

LEZHE- Automjeti i kreut të komunës Zejmen në Lezhë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia bën të ditur se automjeti i Arben Docit, tip Benz me targa te Lezhes 8899 A është përfshirë nga flakët në fshatin Spiten të kësaj komune. Automjeti është djegur nga pjesa e përparme dhe nga hetimet paraprake policia dyshon se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndije në impiantin elektrik, megjithatë vijojnë hetimet per zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›