Gjiknuri në “News24”: Rikompozimi i KQZ-së, në raportin 3 me 3, kryetari me konsensus
TIRANE - Sekretari i PS-së për çështjet zgjedhore, Damian Gjiknuri, bëri publike një ndër alternativat e socialistëve për të zgjidhur situatën e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas largimit të LSI-së nga koalicioni qeverisës.
Në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj në “News24”, deputeti Gjiknuri bëri të ditur se opozita kërkon rikompozimin e KQZ-së në raportin 3 me 3 dhe një kryetar që duhet të zgjidhet me konsensus mes palëve.
“Zgjidhja është të bëhet rikompozimi i KQZ-së apo elementë të tjerë që patjetër që po të ulemi në tavolinë ka opsione. Komuniteti ndërkombëtar po bën apele, uluni dialogoni. Vazhdojnë të bëjnë kokëfortin, nuk po kuptojnë rrezikun që po u bëjnë standardeve të zgjedhjeve. Raporti në KQZ, sipas kodit zgjedhor, ka qenë 3: 3 dhe 1 me konsensus. Sipas ligjit, kreu i KQZ-së zgjidhet me një procedurë konsensuale. Lefteri Lleshi nuk u zgjodh me konsensus. Por ne nuk mund të ulemi të dialogojmë kur PD ka deklaruar publikisht se ka në KQZ 4 kamikazë politikë.”- deklaroi Gjiknuri.
Sipas deputetit socialist, “KQZ-ja aktuale e ka humbur legjitimitetin dhe përgjegjëse për ngërçin e krijuar është mazhoranca, e cila shkeli në mënyrë të njëanshme ligjin”, me shkarkimin e anëtarit të propozuar nga LSI-ja Ilirjan Muho.
“KQZ u godit në mënyrë të njëanshme, ligji u shkel haptazi ditën me diell, përkundër thirrjeve për dialog. Mazhoranca vendosi ta ketë KQZ si një seksion të PD-së, le të mbaje koston dhe avantazhet e këtij kontrolli.”- vijoi Gjiknuri.
Një ditë më parë, përmes deputetes Vasilika Hysi, Partia Socialiste shprehu publikisht gatishmërinë për gjetjen e një zgjidhje për KQZ-në, për të garantuar besueshmërinë e zgjedhjeve.
"Ne si PS jemi të gatshëm për të punuar për të gjetur një zgjidhje e cila do të garantonte integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve E ftojmë Kryeministrin në ikje që në këto momente të dëgjojë zërin e arsyes dhe shqetësimin që nuk vjen vetëm nga Partia Socialiste dhe opozita, por nga të gjithë partnerët strategjikë të Shqipërisë.”- u shpreh Hysi.
Por kryeministri Berisha përjashtoi çdo mundësi për të negociuar me Partinë Socialiste për përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pak orë pas ftesës së ardhur nga opozita për të negociuar gjetjen e një zgjidhjeje, kreu i maxhorancës mbylli çdo hapësirë bisedimesh.
“Pasi braktisi, në traditën e tij të bojkotit dhe të bllokimit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nga të katër anët gjeti vetëm një mesazh zyrtar nga qeveri dhe institucione ndërkombëtare: plotëso vendet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ai kurrë nuk mund të rrijë dy muaj pa i shkaktuar një humbje vetes së tij. Po të studioni ecurinë e tij, trajektoren e tij, ai ka për borxh të krijojë dhe të nisë çdo dy muaj beteja që janë të humbura që në fillim për të. Ndaj dhe i them: kthe sa më shpejt anëtarët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, se nuk do të ketë as edhe një gërmë ndryshim në Kodin Zgjedhor dhe përbërjen e institucioneve”- tha Berisha në mbledhjen e zhvilluar dje me strukturat e PD-së së Tiranës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke funksionuar vetëm me katër anëtarët e propozuar nga maxhoranca, pas dorëheqjes së 2 anëtarëve të propozuar nga PS-ja dhe atij të PBDNJ-së.
(er.nu/BalkanWeb)