Trajneri De Biazi: Italianët të blejnë te Shqipëria
TIRANE - Nuk ka përdoruar emra të përveçëm, kjo sipas tij për të mos u keqkuptuar, megjithatë nuk ka mbetur pa u bërë një sugjerim mjaft bombastik klub-eve italiane. “I hidhni një sy Kombëtares shqiptare, sepse ka futbollistë të rinj me mjaft perspektivë”. Bëhet fjalë për trajnerin e Shqipërisë, Xhani de Biazi, i cili, i intervistuar nga mediat italiane (fantagazzetta.com/esclusive-fg), për të disatën herë i ka bërë publicitet skuadrës që drejton. Ai është pyetur edhe për një rikthim të mundshëm në Itali në përgjithësi dhe te Torino në veçanti, si dhe për “luftën” për Champions, Ligën e Europës në Serinë A, si dhe finalen e Kupës së Italisë.
Të dielën luhet derbi Juve-Torino, sa shanse ka “Zonja” që të festojë titullin që këtë javë?
Nuk di ta them me përqindje, por e sigurt është që Juventusi do ta fitojë kampionatin. Nëse do ndodhte këtë javë apo tjetrën, pak rëndësi ka. Është skuadra më e fortë dhe e ka treguar më së miri gjatë këtyre dy sezoneve të fundit.
Nga njëshi deri te dhjeta, sa do dëshironit që të uleshit sërish në pankinën e Torinos?
E sigurt është që do të ishte një emocion i paparë për mua, por për momentin jam tejet komod në krye të pankinës së Shqipërisë.
Jeni duke zhvilluar një fazë kualifikimesh të mira me Shqipërinë, sa mundësi ka që skuadra të fluturojë drejt Brazilit?
Është e vështirë që t’i përgjigjem. E nisëm edicionin pa shumë pretendime. E dinim që do rinovonim skuadrën dhe tani jemi në një pozicion të mirë në renditje, por kemi edhe pesë ndeshje për të luajtur dhe pikërisht tani vjen pjesa më e bukur e edicionit.
Sipas jush, cili është aktualisht futbollisti shqiptar më i talentuar?
Pyetje shumë e bukur nga ana juaj, por e keqe për mua (qesh). E kam të vështirë që të përgjigjem… le të themi që kam më shumë se një lojtar të talentuar. Sipas meje, i vetmi problem është se ata që kanë cilësi të mira, janë “zbuluar” tashmë dhe luajnë në Gjermani ose në kampionate të tjera të rëndësishme.
Në Itali njihet Cana, Bogdani dhe Ujkani. Nëse do jepnit një emër si këshillë për skuadrat italiane, cili do të ishte?
Fatkeqësisht nuk mund ta bëj këtë, pasi do kuptohem sikur unë sponsorizoj ndonjë lojtar dhe të tjerët do ta keqkuptonin. Unë mund t’u jap vetëm një këshillë klubeve italiane: hidhini një sy përfaqësueses shqiptare, sepse ka futbollistë të rinj me mjaft perspektivë.
Duke qenë se jeni në krye të Kombëtares shqiptare, sa ju mungon futbolli italian?
Pak. Kuptohet që në një të nesërme, jo menjëherë, nëse do kisha mundësi që të kthehesha në Itali me një projekt serioz, do ta bëja me kënaqësi. Por këtë herë do merrja më parë masat e nevojshme.
Kthehemi sërish te Seria A, cila mes Fiorentinës dhe Milanit do arrijë të kapë vendin e tretë në renditje?
Është një duel i bukur, por në fund sipas meje do arrijë Milani. Në fakt, nuk e di kalendarin e të dyja skuadrave, ndaj nuk mund të jap përqindje për njërën apo tjetrën, por them se Milani i ka vënë disi punët në terezi.
Në fund, finalja e Kupës së Italisë është një derbi roman. Kush fiton mes Romës dhe Lacios?
Është shumë e vështirë. Duhet kuptuar si fillim se sa ka shpenzuar Lacio mes kampionatit, Ligës së Europës dhe Kupës. Janë dy skuadra mjaft të mira, paçka se unë mendoj që Roma mund të ketë pakëz më tepër shanse për të fituar.
(er.nu/panorama/BalkanWeb)