E Diel, 1 Nëntor 2026

Milot, banorët gjejnë në mal trupin e pajetë të një mashkulli

MILOT - Eshtë gjetur në mesditën e sotme në Milot një kufomë. Sipas burimeve të para trupi i pajetë është i seksit mashkull.

Trupi u gjet në mal nga banorët e zonës të cilën menjëherë kanë njoftuar policinë.

Sipas verifikimeve të para të policisë trupi i pajetë nuk ka shenja dhune dhe mendohet se ka ndërruar jetë këto ditë pasi nuk është dekompozuar. Vazhdojnë kërkimet për zbardhjen e ngjarjes.  Ende nuk dihet identiteti i viktimës.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›