Putin: Rusia s’ka gisht në tragjedinë e Bostonit
MOSKE – “Rusia nuk duhet të fajësohet për sulmet në maratonën e Bostonit, sepse edhe ajo është viktimë e terrorizmit ndërkombëtar”, - tha presidenti rus Vladimir Putin.
Në komentin e tij të parë pas sulmeve, presidenti rus tha se prejardhja çeçene e të dyshuarve vetëm sa e konfirmon qëndrimin e ashpër të Moskës për luftimin e rebelëve islamistë në Kaukazin Verior.
“Ne kemi thënë gjithmonë se këta nuk janë rebelë por terroristë”, -tha ai gjatë një programi të drejtpërdrejtë televiziv ku iu përgjigjej pyetjeve të publikut.
Terroristët e dyshuar, vëllezërit Tamerlan dhe Dzhokhar Tsarnaev, janë me origjinë nga një familje çeçene të Rusisë, por ata kanë jetuar për vite të tëra në Shtetet e Bashkuara.
Putin po ashtu ka akuzuar perëndimin për ofrimin e “informatacioneve, mbështetjes financiare dhe politike” direkte dhe indirekte për aktivitete ekstremiste në territoret ruse.
Presidenti i Rusisë nënvizoi se sulmet terroriste, si ai i kryer në Boston, nuk duhet të ndërlidhen me “problemet e nacionalizmit apo fesë” në Rusi.
“Ne e kemi thënë dhe përsëritur mijëra herë. Problemi është në shpirtin ekstremist të këtyre njerëzve”, tha ai për të shtuar se sulmi në Boston do të forcoj bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara.
“Tragjedia e Bostonit i shtynë Moskën dhe Washingtonin që bashkërisht të veprojnë kundër kërcënimeve të tilla”, - tha ai.
(er.nu/rel/BalkanWeb)