Gjikondi: Presidenti duhej të fliste! Nuk duhej ta linte fushën bosh

Juristja Brisida Gjikondi, në emisionin ‘3D’ në RTSH deklaroi se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nuk duhej të largohej nga Kuvendi pa folur.
“Presidenti nuk duhej ta linte fushën e betejës bosh. Ai duhet të dalë të japë prezencë. Ka staturë. Është komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Ai duhej të fliste. Noka dhe Bardhi thanë se e ka thirrur Rama. E tani dalin e thonë se Rama i ka thënë ik. Ka non-sens”, tha Gjikondi.
/rtsh.al/