Emra të rinj për rrugët dhe sheshet e Durrësit
Një komision me historianë dhe arkeologë ka përgatitur listën me 970 emra që do t’i paraqitet për miratim këshillit bashkiak të Durrësit.
Drejtuesit e bashkisë së Durrësit theksojnë se, vendosja e emrave të rrugëve u bë e domosdoshme në kushtet e ndryshimeve të mëdha në urbanistikën e qytetit si dhe për të lehtësuar shërbimin postar dhe atë të gjendjes civile.
Sipas kryetarit të këtij komisioni, Adrian Çela, ndërtimet e reja në zonat ë Plazhit, Shkozetit dhe Porto Romanos kanë krijuar një rrjet të ri rrugësh dhe sheshesh, të cilat do të marrin emra të rinj në përputhje me rrethanat historike, datimet dhe ngjarjet e qytetit 3000-vjeçar.
Emra të mbretërve ilirë apo të krijuesve durrsakë në antikitet dhe në mesjetë si dhe emrat e atdhetarëve, klerikëve e intelektualëve të njohur për kontributet e tyre në 150 vitet e fundit përbëjnë numrin më të madh të emrave të propozuar. Një grup rrugësh sipas propozuesve do të mbajnë emrat e artistëve të njohur italianë të viteve 1960-1970.