E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e Remzi Hoxhës, familjarët: Të vendoset drejtësia

Familjarët kërkojnë nga drejtësia, zbardhjen e kësaj çështjeje.

 “Duam drejtësi!; A ka drejtësi në Shqipëri?”, thuhet në parrullat e hedhura nga protestuesit. Djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha tha se ishte i zhgënjyer nga drejtësia shqiptare, duke qenë se ky proces është i stërgjatur.

 “Ne si familje jemi shumë të zhgënjyer që është zgjatur dhe stërgjatur kjo çështje. Kemi ardhur të shprehim pakënaqësitë, për faktin se po vonohet drejtësia për familjen tonë. Ne kërkojmë që të gjejmë trupin e babait tim”, tha i biri i biznesmenit të zhdukur.

Edhe në një rast të tillë, kur të akuzuar për këtë çështje janë ish-punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror, familjarët ende vijojnë të besojnë tek shteti shqiptar. Madje, i biri i Remzi Hoxhës, shkoi edhe më tej kur deklaroi se këtë çëshje dëshironte ta zgjidhte në Shqipëri dhe jo në gjykatat ndërkombëtare. “Ne nuk duam ta turpërojmë shtetin shqiptar, për ta çuar këtë çështje në gjykatat ndërkombëtare”, theksoi Ardian Hoxha.

Biznesmeni shqiptar nga Maqedonia u zhduk 14 vite më parë. Që prej asaj kohe ende nuk dihet asgjë për trupin e tij. Të akuzuar për këtë ngjarje janë katër ish-punonjës të SHISH. Të pandehur në këtë proces janë katër ish- funksionarë të SHIK-ut Arben Sefgjini, Avni Koldashi,  Ilir Kumbaro e Budjon Meçe, të cilët akuzohen si autorë në rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e bisnesmenit Remzi Hoxha në vitin 1995 në Tiranë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›