Gjilan, pranga dy oficerëve, morën ryshfet nga te burgosurit
PRISHTINE- Dy oficerë të një qëndër paraburgimi kanë rënë në pranga për shkak të shpëdorimit të detyrës. Me kërkesë së drejtorisë së Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, njësiti i policisë së hetimeve rajonale ka arrestuar dy oficerët kontrollorë, Bashkim Leka 29 vjec dhe Besnik Shkodra 31 vjec. Ata janë të dyshuar se në vazhdimësi kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Kështu në sajë të tyre në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan janë futur telefona mobil për të paraburgosurit dhe për këto shërbime ata kanë marrë para kesh në dorë. Më 29 tetor rreth orës 17:30 pas një operacioni tekniko operativ në lidhje me veprën penale "marrje e ryshfetit" ka rezultuar me sekuestrimin e shtatë telefonave celularë, të cilët janë gjetur gjatë kontrollimit të pavjoneve dhe dhomave të të paraburgosurve. Për dy oficerët kontrollorë është caktuar 72 orë masa e paraburgimit. Gjithsesi priten të tjera msa ndëshkuese për ta pasi cështja është ende nën hetim.
(d.b/BalkanWeb)