Mitrovicë/Shpërthim në "Kodrën e Minatorëve", nuk ka të plagosur
Një shpërthim ka ndodhur sot në "Kodra e Minatorëve" në Mitrovicë. Sipas mediave kosovare shpërthimi ka ndodhur në oborrin e një shtëpi, por fatmirësisht nuk ka persona të plagosur dhe as dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat policore kosovare si dhe njësitë e KFOR-it, të cilët kanë bërë kqyrjen e vendit të incidentit.