E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Një moment i ri për Mitrovicën

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, ka vlerësuar si suksesin më të madh që mund të përmendet për dy vitet e fundit në këtë komunë investimin dhe rindërtimin në veri, ndërsa si sfidë ka përmendur çështjen sociale.
Ndërsa, kthimin e familjeve të para që kanë nisur të realizohen në Lagjen e Doktorëve dhe Kroin e Vitakut, ai e vlerësoi si një moment të ri.
"Tashmë mundësitë janë shumë më të mëdha që procesi të vazhdojë mirë, duke pasur parasysh se ai ka nisur mbarë. Kjo është edhe më e besueshme duke pasur parasysh edhe bashkëpunimin shumë të mirë me strukturat e sigurisë, si të Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it", tha Rexhepi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›