E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran /Ashpërsohen protestat e opozitës, policia përdor dhunë

Kur kanë kaluar thuajse 6 muaj pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në Iran, janë ashpërsuar sërish protestat e opozitës. Lëvizja reformatore njofton për trazira të rënda në qytetet Isfahan dhe Naxhafad. Policia ka përdorur shkopinj gome dhe gaz lotsjellës kundër demostruesve dhe për pasojë shumë njerëz janë lënduar dhe janë arrestuar. Një përfaqësues i qeverisë në provinën Isfahan i ka hedhur poshtë pohimet për trazira dhe përleshje me forcat e sigurisë, por në raftet televizive kofnfirmohen si të verteta pohimet e Lëvizjes reformatore. edhe tw mwrkurwn grupet e opozitës iraniane thanë se forcat e sigurisë u përleshën me përkrahësit e klerikut të ndjerë. Në faqet elektronike të opozitës thuhet se forcat e sigurisë qëlluan demonstruesit në mitingjet në kujtim të ajatollahut të madh Husein Ali Montazeri në vendlindjen e tij pranë qytetit Isfahan. Policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për të shpërndarë reformistët duke arrestuar më shumë se 50 vetë. Grupet opozitare thanë se policia iraniane u përlesh gjithashtu me reformistët që hodhën parulla kundër qeverisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›