E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjilanasit kërkojnë drejtësi për Blerta Halimin

Qindra protestues kanë marshuar drejtë Gjykatës Themelore të Gjilanit në mbrojtje të Blerta Halimit e cila është aksidentuar rëndë në një aksident trafiku në vitin 2011.

Nxënësit, shokët dhe shoqet e Blertës të Gjimnazit “Zenel Hajdini” të përkrahur edhe nga profesorët e tyre kanë kërkuar drejtësi për Blertën.“Blerta ka dy vite që nuk është në klasë me ne dhe ka dy vite që ajo nuk e viziton shkollën e as shokët e shoqet e klasës. Blerta është e mbyllur në shtëpi dhe ashtu po i vuan pasojat derisa fajtori nuk është dënuar. Blertës po i shkelen të drejtat themelore dhe elementare për të mbrojtur nga vet Gjykata” tha Drenusha.

Avdyli tha se Blerta Halimi ka të drejtë të mbrohet nga ligji dhe ne kërkojmë që Gjykata të dënojë fajtorin dhe bashkë me këtë edhe mjekun ligjor i cili rastin e ka cilësuar si lëndim të lehtë trupor.

Avdyli tha se protestat nuk do të ndërpriten derisa Gjykata ta rishqyrtoj drejtë rastin dhe të vendos ashtu siç është gjendja reale. Pastaj është dhënë edhe dëshmia dhe kronologjia e rastit të Blertës e përshkruar nga avokati i saj Rrustem Latifi.

Edhe prindi i Blertës, Enver Halimi i cili ndodhej në mesin e protestuesve tha për rajonipress se Blerat që nga 23 nëntori 2011 është e palëvizshme dhe në shtrat e lidhur dhe nën kujdestarin e familjes.

Sipas tij mbi 8 muaj Blerta ka qëndruar në mjekim intensiv kurse mbi katër muaj në gjendje kome. “Jemi ankuar në të gjitha instancat edhe gjyqësore edhe për të drejtat e njeriut, por gajdja nuk po ndryshon. Kërkoj drejtësi dhe që rasti të rihetohet dhe rishikohet” tha ai.

Shokët dhe shoqet e Blertës e kanë ndier vetën të revoltuar pasiqë Gjykata Komunale e Gjilanit e kishte dënuar fajtorin me vetë 200 euro./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›