Gjilani rikthen Sahitin e Terziun

Pozita e palakmueshme në tabelën e Superligës i ka shtyrë drejtuesit e Gjilanit të mendojnë seriozisht për përforcime, në mënyrë që ta evitojnë më të keqen në pranverë – rënien nga elita e futbollit kosovar.
Kryesia e klubit Vjollcë po mendon ta qetësojë trajnerin Muharrem Sahiti për fazën defanzive, duke i rikthyer dy futbollistë.
“Nga klubi ynë janë larguar mbrojtësit e rëndësishëm Fidan Bajrami dhe Bashkim Arifi, mungesa e të cilëve ndihet. Prandaj, ne qysh në përfundim të sezonit vjeshtor po mendonim për përforcime. Ka gjasa të mira që tek ne të rikthehen mbrojtësit Naser Sahiti dhe Burim Terziu, të cilët së fundmi kanë qëndruar jashtë Kosovës”, ka thënë kryetari i klubit, Murat Hoxha.
Ndërkohë, shumë shpejt pritet të zyrtarizohet edhe transferimi i sulmuesit Ismet Ramushi. Drejtuesit e klubit vjollcë kanë zhvilluar bisedime intensive me ish sulmuesin e Vëllaznimit dhe thuajse kanë arritur marrëveshje.