Gjilani zhvillon raundin e tretë të zgjedhjeve lokale
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njofton, se sot në mëngjes në orën 07:00 janë hapur të 127 vendvotimet për 87.430 votues të regjistruar dhe votimet po bëhen me qetësi.
Zgjedhjet në këtë komunë nisën më 15 nëntor 2009, vazhduan me balotazh në 13 dhjetor, por ato nuk përfunduan aty pasi KQZ vendosi për rivotim, pas shqyrtimit të ankesave nga Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili pranoi ankesat për parregullsi.
"Në përgjithësi, procesi i votimit po zhvillohet i rregullt, me përjashtim të disa rasteve të caktuara të parregullsive të vogla", thuhet në raportin e orëve të para të koalicionionit të OJQ-ve "Demokracia në Veprim" me rreth 170 vëzhgues. Sipas KQZ-së, numri i përgjithshëm i vëzhgyesve në votimet e sotme në Gjilan është mbi 1580.
Vendvotimet do të mbyllen në mbrëmje në orën 19:00, ndërsa rezultatet preliminare pritet të shpallen zyrtarisht nga KQZ rreth mesnatës. Për sigurinë e zgjedhjeve në Gjilan, janë angazhuar 450 zyrtarë policie.