E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjimi Don Zhuan

01/02/10 03:05

Gjimi tregon se me femrat ka patur sukses në jetë sepse, sipas tij, ka gjakun e ëmbël. Duke diskutuar për këtë, ai thotë se nëse do ishin njohur në rrethana të tjera, do ta kishin njohur ndryshe. Ai u përgjigjet pyetjeve të vajzave të cilat bëhen kurioze për aftësinë e tij. Disa nga vajzat e besojnë, disa të tjera nuk e besojnë se ai ka aftësinë ti bëjë për vete vajzat menjëherë. Hakiu e quan Don Zhuan. Gjimi tregon se nuk ka rëndësi pamja e jashtme e vajzës, por karakteri dhe duhet thjesht ti ngjisë me të. Bertina duket skeptike dhe Gjimi i thotë se nëse do ishin njohur jashtë, do ta kishte parë se si vepron ai për të joshur. Bertina ia kthen se është njëqind përqind e sigurt se sdo ta kishte pranuar kurrë le të përdorte cdo lloj mënyre. Olta mbështet mendimin e Gjimit duke e arsyetuar se nuk e njiohin njeri-tjetrin jashtë. Gjimi shprehet se këtu nuk po gjuan asnjë nga vajzat e ndaj nuk kanë se si ta njohin në këtë drejtim. Si Olta dhe Pamela mendojnë se ai mund të ketë vërtetë sukses me vajzat jashtë, madje dhe më shumë se Erioni i cili përpiqet të krahasohet me të.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›