Gjimi është “crazy boy”
Elizabeth Forland është vajza norvegjeze që ka lidhur jetën me Gjimi Bujarin, që prej 5 vitesh, kur ai u largua drejt Norvegjisë.Tashmë janë martuar. Ajo është 26 vjeçe dhe punon si menaxhere e një supermarketi në qytetin e saj. Thotë se e dashuron Gjimin marrëzisht, edhe pse për shkak të punës nuk ka mundur të vijë në Tiranë për ta ndjekur spektaklin “Big Brother 3”. Në këtë intervistë tregon se ata janë vërtet çift i hapur ashtu si Gjimi e ka prezantuar martesën e tij dhe plot të fshehta të tjera.Gjimi ka folur për ju brenda shtëpisë së “Big Brother 3”, çfarë mund të thoni rreth lidhjes suaj?Ne kemi një lidhje të mrekullueshme. Para se të hynte ne flisnim përditë me skype. Më mungon! Eshtë një martesë në largësi, pse?Eshtë e vështirë por funksionon. Arsyeja është për përfundimin e disa dokumenteve të Gjimit, dhe sërish do jemi pranë. Gjimi është prezantuar si një djalë pa komplekse, që mund të krijojë intimitet pa problem me një vajzë tjetër. Vërtet do e pranonit këtë gjë?Ai nuk e bën jam e sigurt, unë e besoj atë plotësisht…është vërtetë që Gjimi është tipi i djalit që i pëlqejnë çmenduritë?Ai është një djalë i ëmbël, dhe me një zemër shumë të mirë. E natyrisht “crazy boy”, por në një kuptim të mirë. Përse ju nuk erdhët në Tiranë për ta shoqëruar?Nuk mund të lija punën, sepse vendimi i Gjimit ishte i menjëhershëm. Shpresoj të vij në Tiranë shumë shpejt. Gjimi lë Big-unKa qenë fati i keq për Gjimi Bujarin, djalin 29-vjeçar nga Miloti, i cili pas sëmurjes së papritur brenda shtëpisë së famshme, nuk do të mund të rikthehet për të vazhduar lojën. Kështu, ai fatkeqësisht ka humbur shansin për të provuar veten në këtë “reality show”, dhe ndoshta për të fituar 100 mijë euro. Dy net më parë, Gjimi ka ndierë dhembje të forta në stomak, ndërsa është transportuar direkt në Spitalin Amerikan për ekzaminim. Pasi është marrë në mbikëqyrjen e mjekëve, është konstatuar me apendesit dhe kështu i është nënshtruar operacionit të menjëhershëm. Aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por logjikisht nuk bëhet fjalë që ai të rikthehet në lojë. Ndërkohë publiku i “Top Channel” nuk ka mundur të shohë asgjë nga kjo ndodhi brenda shtëpisë së “Big Brother”.