E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shën Valentini vjen me dhurata dashurie

Parfumë të edicioneve të limituar, të brendshme seksi, maska të magjepsura, bizhuteri, kukulla, pellushë dhe shampanjë: shumë ide origjinale për dhuratat e festës të të dashuruarve.
Parfumë të edicioneve të limituar, të brendshme seksi, maska të magjepsura, bizhuteri, kukulla, pellushë dhe shampanjë: shumë ide origjinale për dhuratat e festës të të dashuruarve.

Parfum, edicion i limituar

Kur jemi të dashuruar, kemi gjithmonë me vete një ndjesi të mrekullueshme ëndërrimi. Pse nuk bëni të mundur që në ajër të ndihet zemra juaj që rreh fort? “Clinique” ka menduar për dhuratat e të dashuruarve, me dy parfume të cilat vijnë me edicione të limituara. Janë parfumet që dinë më së miri të shprehin ndjenjën e pangatërrueshme. “Clinique Happy” ( 30 ml - çmimi: 34,50 euro), parfumi që stimulon ndjesitë, energjinë dhe favorizon sensualitetin që gjendet tek çdo grua. “Wappings” (25 ml – çmimi i këshilleshëm: 34,50 euro), për femrën që dëshuron një parfum të freskët, të aftë të sfidojë kategorinë e flagrancave tradicionale.

Seksi dhe e pasionuar

Hëna këshillon të brendshme femërore, tërësisht në ngjyrë të zezë, emblemë e magjepsjes dhe misterit, në stil ndryshe, nga tradicionalet e deri te veshjet e brendshme më të guximshme, për të kënaqur preferencat personale dhe të partnerit. Bust apo me efekt “push-up” dhe perizoma, versioni më argëtues dhe seksi, për një stil tërësisht joshës. Nuk duhet të mungojë reçipeti me prerje të veçnatë, i dizenjuar për një bust të zbuluar, si dhe për të shtuar deri në një masë më shumë (këto modele quhen Miracle Platinum).

Dëgjo zemrën time
Vathë “zemrë” nga koleksioni i Daniela De Markinit janë realizuar në dorë me smalt dhe koral. Modele tërësisht të veçnata dhe të mrekullueshme të realizuar për t’i dhënë kësaj dite rëndësinë e veçantë të njerërve të dashuruar. Teknika e punimit me dorë është kombinuar në mënyrë perfekte me metalin e çmueshëm dhe koralët e kuq, që sipas preferencave mund të gjenden edhe në ngjyra të tjera(çmimi 188 euro).

Jo vetëm “guêpière”

Edhe marka franceze “La Redoute” ka menduar për ditën më romantike të vitit. Ja se cilat janë modelet më seksi, ku nuk duhet të mungojnë në asnjë mënyrë maskat si dhe një palë çançafë ku janë stampuar buzë dhe që ndryshe janë emërtuar “Labbra e Love”. (Guepiere vjen nga frëngjishtja dhe do të thotë bustier me korse dhe detaje të tjera për t’u dukur më seksi)

Zemragjarpër, një shpirt, një histori

Një objekt i kushtueshëm jo vetëm porsa i përket vlerës monetare, por edhe rëndësisë me të cilën perceptohet. Përfaqëson një zemër, simboli universal i dashurisë, i cili mund t’i dhurohet nj shpirti dhe një historie të kombinuar në metal dhe gurë të çmuar. Gjapëri, mbrojtësi i sekreteve më intime, komplton zemrën me një lëvizje të supozuar gjeometrike, që përfaqëson një dashuri të pathyeshme. Manuel Bozi interpreton Shën Valentinin e tij dhe prezanton varësen e quajtur “Cuoreserpente”, dhe që është në shitje me çmimin 230 euro.

Pellush special

Një mënyrë origjinale dhe tepër personale për të festuar Shën Valentinin. “KicoNico” është një ndër firmat më të shquara për dhurata të këtij lloji, duke kënaqur të gjitha shijet dhe raportet intime. Çdo personazh përfaqëson një ndjenjë të veçnatë. Ata variojnë me çmimet 18.95 euro deri në 25 euro. Sipas preferencave ata simbolizojnë: dashuri, besnikëri dhe ndjesi të tjera të veçanta. Pellushi të jep gjithashtu mundësinë për ta pagëzuar me emrin tënd ose me atë të njeriut më të dashur.

Firmato “Armani”

Një elizir modern, elegant dhe pa kohë, i sofistikuar dhe seksual. Armani Code Donna ju dhuron një lule portokalli dhe një ndjesi të veçantë dhe speciale. Bëhet fjalë për një parfum (eau de parfum) 50 ml spray € 80,00 dhe eau de parfum 75 ml spray € 104,50. nuk mundon as flagrancë për atë, Armani Code, parfumi i parë me shije orientale nga Xhorgio Armani. Ai përbëhet nga aroma e ullirit dhe drurit të quajtur “Gaïac” (çmimi i këshillueshëm: eau de toilette 50 ml spray € 63,00 - eau de toilette 75 ml spray € 78,00).

Shampanjë!

Për Shën Valentin, thuajani me shampanjë! I pazëvendësueshëm, i rafinuar për të festuar ditën më romantike të vitit, me markën e mrekullueshme “Piper-Heidsieck”, që vejn me shumë ide për të kurorëzuar një darkë për dy vetë. Për të gjithë ata që pëlqejnë surprizat, ofrohet edhe një edicion i limituar i këpucës “Christian Louboutin” i cili shërben për të pirë shampanjën ashtu sic mund të pihej nga këpuca e një femre, për të festuar botën e lulsit dhe të stilit së bashku me joshjen maksimale.

6 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›