Marsida - Pse vendosëm të bënim një martesë të fshehtë me Arbrin
klotilda harkaPesë vite më parë ndoshta e shihnin njëri-tjetrin si rivalë. Tashmë janë një çift i celebruar që ndajnë një apartament bashkë. Marsida Saraçi tregon për emocionet e reja në programin “E diell”, dhe si ndihet pesë muaj pas martesës pa zhurmë me Arbër Arapin Marsida tashmë të dielat e tua kalojnë në “Top Channel”, si ndodhi që filluat punë tek “E diell”? Ishte një telefonatë e marrë nga Dorian Gjoni që është dhe dirigjenti i orkestrës në “E diell”, i cili më ftoi të isha pjesë e stafit të këngëtarëve në pjesën e fundit të programit, ku do të performohej “live”, gjë të cilën e pranova me kënaqësi duke qenë se bëhet fjalë për të punuar me njerëz profesionistë.Por pse je shkëputur nga konkurrimet në festivale, dhe me çfarë strategjie po ecën në muzikë?Po është e vërtetë që jam shkëputur për një periudhë kohe për të reflektuar dhe ndoshta për të qenë më e përgatitur në momentin e duhur. Nuk është se kam ndjekur ndonjë strategji të veçantë por kështu e kam parë të arsyeshme. çdo hap dua që të jetë i mirë menduar për të mos gabuar ose për të mos ripërsëritur veten.Nga dueti “Hapa dashurie” me Arbrin dhe deri në momentet që flasim, po lidhja juaj me çfarë hapash ka ecur? “Hapa dashurie” ka qenë vetëm një sinjal i parë, që i kemi dhënë publikut për një lidhje që kishte kohë që kishte nisur, duke vazhduar me hapa të tjerë të sigurt.E tashmë kanë kaluar pesë vjet nga momenti kur u njohët, ndjeni ende “ethe” dashurie?Normalisht që ethe ka vazhdimisht, por tashmë jemi në një stad që dimë t’i përjetojmë në mënyrë më të maturuar këto ndjesi.Eshtë folur për një martesë pa bujë, pse?Asgjë nuk ka qenë fshehtësi, thjesht nuk kemi pasur dëshirë që diçka personale të trumbetohet dhe qëllimisht të kthehet në një kopertinë reviste. Nuk është se kemi bërë një dasmë tradicionale por thjesht që prej pesë muajsh, Arbri më kërkoi që të mbaja mbiemrin e tij dhe kështu kjo lidhje të finalizohej duke qenë se kjo ishte dëshira e të dyve. Dhe po prej kaq kohësh ne jetojmë bashkë.Një ceremoni pa vello, nuk do kishe dëshirë të bëheshe nuse? Siç e përmenda ishte një ceremoni simbolike, pa vello. Mund të them vetëm se momentalisht kemi të tjera plane për jetën tonë, e nuk më është dukur gjëja më e rëndësishme vendosja e vellos. Megjithatë nëse një ditë do mendojmë se do të bëjmë një dasmë, mund ta shijojmë edhe këtë moment.Dukeni shumë të rinj për të marrë një vendim të tillë, çfarë ju nxiti të martoheni kaq shpejt? Përveç faktit që nuk është se jemi edhe aq të rinj, nuk mendoj se ka një postulat që përcakton moshën e duhur për një martesë të suksesshme. Mezi kemi pritur të dy ditën që do të jetonim bashkë dhe s’ka ndodhur kurrë që të marrim veprime të nxitura se jashtmi. Gjithçka erdhi natyrshëm.Mos ndoshta po kaq shpejt do të sillni në jetë fëmijën tuaj të parë? Kemi vërtet shumë plane që kemi bërë me njëri-tjetrin, por ky është një moment që mendojmë se është më e favorshme të vijë më vonë.Ka ndryshuar jeta juaj tani pas martesës, çfarë jete bëni tani? Jeta jonë është ajo e një familjeje të vogël, që i nevojitet pak mbështetje në hapat e para. Gjithsesi në pjesën e parë të ditës secili është i angazhuar në aktivitetin e tij, për t’u takuar pasdreke. Orë të cilat ose i kalojmë të dy bashkë, ose në prani të miqve tanë. E mund të them që miqtë më të mirë që kemi janë ata që kanë ditur të tregojnë çfarë është shoqëria e vërtetë.Dihet që profesionet tuaja janë larg njëri-tjetrit, po ashtu dhe larg muzikës. Një ditë do të jeni një mjek dhe një sociologe, apo dy këngëtarë? Një ditë ne do të jemi një mjek dhe një psikologe, të cilët kanë një pasion të madh të përbashkët, që është muzika.Ju jeni shembulli i dashurisë pasionante, apo asaj me logjikë? Të dyja dhe martesa dhe bashkëjetesa erdhën njëkohësisht, në momentin që ne filluam të bashkëjetonim vendosëm dhe për martesën. Në fakt dashuria jonë më ngjan po aq logjike sa dhe pasionante njëkohësisht, pra një gërshetim i të dyjave.Kush është Arbëri për Marsidën, po Marsida për Arbrin? Në fakt kjo pyetje të vë pak në siklet se s’mund të gjesh dot një përgjigje të saktë për të dyja rastet. Për sa më përket mua Arbri mund të them është personi që kam ëndërruar të kem përkrah gjatë gjithë jetës sime, është ai që më kompleton më së miri. Kurse unë për Arbrin ...nuk di ç’të them do të duhej të përgjigjej vetë ai. Gjatë këtyre viteve dashuri, ka pësuar lidhja juaj ndonjë krisje, pas së cilës jeni rikthyer sërish te njeri-tjetri? Për fat të mirë nuk ka pasur absolutisht ndonjë moment të tillë, jemi munduar të mos krijojmë situata të tilla.