E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjimnazet, dy gjuhë të huaja me detyrim

SHKRUAN: Jonida Tashi 11-04-2011 11:41

Për nxënësit që vijnë nga arsimi bazë me gjuhë të huaj të parë jo gjuhën angleze, shkolla duhet të bëjë çmos që t’u ofrojë si gjuhë të huaj të dytë atë angleze. Nxënësi mund të mësojë edhe dy gjuhë të huaja të dyta si lëndë me zgjedhje të detyruar. Nxënësit që nuk kanë mësuar ndonjë gjuhë të huaj në arsimin bazë, do të duhet të nisin nga fillimi një gjuhë të huaj. Këta nxënës nuk mund të përfshihen në lëndën bërthamë të gjuhës së huaj të parë, pasi kjo lëndë është vazhdim i asaj gjuhe të huaj të cilën e kanë mësuar në arsimin bazë. Në këtë rast të veçantë, nxënësi do të përzgjedhë një gjuhë të huaj të dytë nga kurrikula me zgjedhje. Shkolla duhet të bëjë çmos që t’u sigurojë nxënësve vazhdimin e gjuhës së huaj që ata kanë mësuar në arsimin bazë. Në të dy këto raste të veçanta, nxënësi nuk i plotëson orët e kurrikulës bërthamë, sepse bën tri orë në javë më pak gjatë gjimnazit. Ai duhet ta plotësojë këtë boshllëk me orë të kurrikulës me zgjedhje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›