E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis në tetor lëshimi i vizave, ja procedurat e marrjes

SHKRUAN: Jonida Tashi 11-04-2011 11:50

Pas marrjes së përgjigjes së parë pozitive, se ju jeni përzgjedhur për të vazhduar më tej garën e Lotarisë Amerikane 2012, do të nisë edhe procesi i marrjes së vizave. Sipas afateve të vendosura nga autoritetet amerikane, vizat për DV-2012 do të lëshohen nga data 1 tetor 2011 deri më 30 shtator 2012. “Procesimi i regjistrimeve dhe i lëshimit të vizës për të përzgjedhurit e lotarisë, të cilët përmbushin kërkesat e kualifikimit, si dhe për anëtarët e ligjshëm të familjeve të tyre, duhet të ndodhë deri në mesnatë, më 30 shtator 2012. Në asnjë rrethanë, as nuk mund të miratohet lëshim apo korrigjim i vizës së lotarisë pas kësaj date, dhe as nuk munden anëtarët e familjes të përfitojnë statusin e bashkëshoqëruesit për t’u bashkuar me fituesin e DV-së në Shtetet e Bashkuara pas kësaj date. Në mënyrë për të marrë një vizë shumëllojshmërie për të emigruar në Shtetet e Bashkuara, të përzgjedhurit rastësisht, duhet të plotësojnë të gjitha kushtet e kërkuara sipas ligjit të ShBA-së”, - thuhet në udhëzimin për Lotarinë Amerikane 2012. Përsa i përket marrjes së përgjigjes, nëse jeni përzgjedhur ose jo, duke filluar nga data 1 maj 2011, ju do të keni mundësi të kontrolloni statusin e DV2012 të aplikimit tuaj në internet në adresën: www.dvlottery.state.gov tek “Entry Status Check” duke vendosur numrin e konfirmimit tuaj dhe informacionin tuaj personal. “Entry Status Check” do të jetë e vetmja mënyrë për t’ju informuar ju nëse jeni përzgjedhur për Lotarinë DV-2012. Nëse ju jeni përzgjedhur, “Entry Status Check” do t’ju japë udhëzime sesi të procedoni më tej me aplikimin tuaj, dhe po nëpërmjet “Entry Status Check” do njoftoheni për takimin tuaj për intervistën e vizës emigruese në Ambasadë, ndaj është shumë e rëndësishme të ruani numrin e konfirmimit tuaj. Të regjistruarit duhet të ruajnë faqen e tyre me informacionin e konfirmimit nga koha e regjistrimit të tyre deri në përfundim të aplikimit të tyre për vizë, nëse janë përzgjedhur. Informacioni mbi statusin për DV-2012 do të jenë në dispozicion në internet nga 1 maji 2011 deri më 30 qershor 2012. Informacioni rreth statusit për lotarinë e mëparshme DV-2011 është në dispozicion online nga 1 korriku 2010 deri më 30 qershor 2011.

Për Lotarinë Amerikane 2012 janë në dispozicion 50 mijë viza. Por, ka të ngjarë që një pjesë e 50 mijë aplikantëve të përzgjedhur nuk do të kualifikohen ose nuk do të ndjekin (vazhdojnë) rastet e tyre për lëshimin e vizave, ndaj më shumë se 50 mijë regjistrime do të përzgjidhen nga KCC-ja për t’u siguruar që të gjitha vizat e vëna në dispozicion për lotarinë të jenë lëshuar. Gjithsesi, kjo gjithashtu do të thotë se nuk do të ketë një numër të mjaftueshëm vizash për të gjithë ata që janë zgjedhur fillimisht. Të gjithë aplikantët e përzgjedhur do të informohen menjëherë për vendin e tyre në listë në faqen e internetit të E-DV-së nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit. Intervistat për programin e DV-2012-s do të fillojnë në tetor 2011. Të përzgjedhurit, të cilët plotësojnë informacionin e kërkuar në udhëzime, do të informohen për datën e intervistës së tyre për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në faqen e internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.gov, 4-6 javë para intervistës së planifikuar me zyrtarët konsullorë të ShBA-së jashtë kufijve të ShBA Çdo muaj, do të lëshohen viza për aplikantët që kualifikohen gjatë atij muaji, aq sa lejon numri në dispozicion për lëshimin e vizave. Pasi të gjitha 50 mijë vizat për lotari të jenë lëshuar, programi do të përfundojë. Në parim, numrat e vizave mund të përfundojnë përpara shtatorit 2012. Aplikantët e përzgjedhur, të cilët dëshirojnë të marrin vizë, duhet të jenë të përgatitur që të dokumentojnë me përpikëri rastet e tyre. Përzgjedhja e rastësishme nga kompjuteri i KCC-së si i përzgjedhur nuk ju garanton automatikisht që ju do të merrni një vizë. Vetëm 50 mijë aplikantët e parë të përzgjedhur do të pajisen me vizë dhe ju duhet të kualifikoheni për vizën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›