E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjimnazet e Tiranës, tre nxënës në një bankë

 

Kaos dhe mbipopullim në klasa. Kjo është situata në të gjitha gjimnazet e Tiranës. Fluksi i paralajmëruar ka krijuar një sërë problemesh që në ditën e dytë të shkollës. Klasat e 10-ta, të njohura ndryshe si vitet e dyta, që sivjet hyjnë për herë të parë në shkollë të mesme, janë të supermbushura. Numri i nxënësve kalon çdo parashikim. Vetëm në një gjimnaz janë hapur 20 klasa paralele, me nga 46 nxënës secila. Këtyre nxënësve do t’u duhet të mësojnë deri në darkë dhe 3 veta në një bankë. Mësuesit pranojnë se sivjet do të hasin vështirësi me një numër kaq të madh nxënësish. Vetëm në shkollën “Sami Frashëri” këtë vit kanë hyrë 800 nxënës në klasën e dhjetë, gati sa gjithë numri i gjimnazistëve në vitet e tjera. Ky fluks do përballohet nga një staf shtesë mësuesish, të cilët do të bëjnë mësim deri në orët e vona të mbrëmjes. Në gjimnazin “Partizani”  ka një dyndje të nxënësve nga rrethet, dhe deri tani janë krijuar rreth 11 klasa të dhjeta ose 450 nxënës. Po kështu edhe te “Qemal Stafa” në klasën e dhjetë janë regjistruar mbi 700 nxënës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›