E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Duhet ruajtur klima paqësore për zgjedhjetNga TemaShtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që të ruhet klima paqësore për këto zgjedhje. Pas incidenteve të fundit zgjedhore që kulmuan me vrasjen e kryetarit të Partisë Demokristiane për Malësinë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

SHBA: Duhet ruajtur klima paqësore për zgjedhjetNga Tema

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që të ruhet klima paqësore për këto zgjedhje. Pas incidenteve të fundit zgjedhore që kulmuan me vrasjen e kryetarit të Partisë Demokristiane për Malësinë e Madhe, zëdhënësi i ambasadës së ShBA, Biks Aliu, doli me një deklaratë për mediet, ku u bëhet thirrje palëve që të punojnë për të garantuar klimën zgjedhore.

Në deklaratën e Aliut theksohet se SHBA shpreson që zgjedhjet të jenë në përputhje të plotë me standardet zgjedhore.

“Nxisim qeverinë e Shqipërisë dhe të gjithë aktorët politikë që të punojnë së bashku për të ruajtur një klimë paqësore, në të cilën të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të votojnë, ta bëjnë këtë duke qenë të qetë dhe në paqe më 28 qershor. Edhe një herë, shprehim shpresën dhe pritshmërinë tonë që zgjedhjet që po vijnë të jenë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare”, - thuhet në deklaratë.

Një ditë më parë ishte Bashkimi Evropian që kërkoi të njëjtën gjë. Presidenca çeke e BE tha se po vëzhgon nga afër procesin. “Zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë një test i rëndësishëm i pjekurisë së demokracisë në Shqipëri dhe i gatishmërisë për të ecur përpara drejt integrimit me BE. BE është duke vëzhguar nga afër procesin zgjedhor. Shpresojmë dhe është në interesin e Shqipërisë që këto zgjedhje të jenë paqësore dhe të vlerësohen në përputhje me standardet ndërkombëtare.

BE i bën thirrje qeverisë shqiptare dhe partive politike të bashkëpunojnë, që të garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve në mënyrë paqësore dhe që të gjithë zgjedhësit, që dëshirojnë të votojnë më 28 qershor, të kenë mundësinë për ta bërë një gjë të tillë. Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar në këto zgjedhje, të sigurohen që të kenë për këtë dokumentet e nevojshme të identifikimit”, - thuhej në deklaratën e BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›