Berisha kërcënon Ramën: Mos i provoko shqiptarët me Hoxhën
Në mbledhjen e parafundit të tij si kryeministër, Sali Berisha ka ironizuar konferencën e PS-së për territorin dhe ekonominë. Sipas tij, ajo ishte një akt me dy drama. Konferenca dy ditore ishte një dramë me dy akte. Akti i parë, ishte dita e arkitektëve të miliardereve të PS-së dhe disa arkitekteve tanë nga Europa që janë milionerë këtu në Tiranë më ndihmën e Ramës. Dita e parë e dramës u karakterizua nga fakti se Rama u dëshmoi shqiptarëve se preokupimin e tij më madhor, ishte si të shtinte në dorë të gjithë territorin e vendit. Pjesa më tragjike ishte pasioni dhe adhurimi i tij për Enver Hoxhën. Për shqiptarët ai është Hitler, shqiptarët janë të gatshëm të reagojnë ndaj çdo provokimi. Pra, në aktin e parë të dramës, çështja më kryesore ishte se si do ta stolisim piramidën, ku nga jashtë do jenë fëmijë që do të këndojnë, Xhaxhi Enver, xhaxhi Enver, e ke gojën me sheqer Ky ishte preokupimi i shqiptarëve për rrogat, pensionet, shqetësimet e tyre! Ishte Piramida ku fëmijët duhet të shkasin nën tingujt e kësaj muzike dhe vila e tij ku duhet të falen krerët socialistë. Sidoqoftë, rikthimi në qëndrimet e vitit 1998, tregon se atij nuk i është pakësuar adhurimi për Hoxhën. Mos i provoko shqiptarët me Hoxhën, se do përballesh me zemërimin e tyre më të fuqishëm. Ai është një gjakësor që ka ekzekutuar mijëra e mijëra shqiptarë, ishte një armik i botës së lirë dhe vlerave të saj. Nuk mundet që për adhurimin patologjik që ke për të tia imponosh shoqërisë shqiptare, tha Berisha. Rama e dinte që mjalti i mjaltit ishte 20% dhe ky 20% duhet të shtrihet në të gjithë vendin, akt i frymëzuar nga periudha e tij si kryetar i tij në Tiranë. Por, kjo përpjekje ka marrë përgjigje përfundimtare nga Gjykata Kushtetuese me vendim të vitit 2006, që përcakton se territori është tërësisht çështje e qeverisë vendore. Revanshi i tij është evident. Ne e përgëzojmë atë për prishjen e ndërtimeve pa leje, megjithëse ato janë detyrë e njësive vendore; unë kam kërkuar që Inspektoriati Ndërtimor tu kalojë prefekturave dhe të decentralizohet. Por, nëse këtë pikë të programit tonë ai e përcjell si të tijin, skam problem. Këta duan të anulojnë Planin Urban të Tiranës, po dhe atë të bregdetit, sepse dyshja Rama- Kokëdhima kanë uzurpuar zona të tëra. Shkoni filmojini dhe tregojani shqiptarëve. Dëshmoni se kush po ndërton në rërë. Cilët po ndërtojnë kështjella në rërë dhe në kundërshtim me Planin e Rregullimit të Territorit? Ndaj, duhet zhbërë Plani, që të përfundojë kështjella, vijoi Berisha gjatë fjalës së tij.