Gjimnazistët dhe nxënësit e Tiranës i bashkohen fushatës kundër dhunës të ndërmarrë nga Kyetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
Fushata sensibilizuese kundër dhunës, ndërmarrë nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë u zhvillua sot në një audiencë të veçantë, me qindra fëmijë të shkollave nëntëvjeçare dhe gjimnazistë të kryeqytetit.
Aktiviteti me të rinjtë me slloganin Njëzëri ti themi dhunës JO u mbajt sot në sallën e Parlamentit, me rastin e ditës ndërkombëtarë kundër dhunës, 25 Nëntor 2009.
I organizuar në një performancë të veçantë artistike, aktiviteti kishte si qëllim të përcillte mesazhin rinor kundër dhunës së çdo forme ndaj fëmijve si dhe brenda familjes, për ti hapur rrugë tolerancës dhe mirëkputimit.
Në çelje të aktivitetit, në përshëndetjen e saj Kryetarja e Kuvendit e vlerësoi si shumë të vecantë aktivitetin me të rinjtë e kryeqytetit për të përcjellë mesazhin kundër dhunës, Dashuri dhe jo dhunë, ky është aksioni ku unë ftoj sot të gjithë të rinjtë, optimizmi i të cilëve tek e nesërmja është më i madh se i cdokujt tjetër.
Dhe një e nesërme ku respektohen vlerat e barazisë , demokracisë dhe të jo dhunës, besomëni është shumë më e bukur - u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Mesazhin e edukatorëve dhe mësuesve të Tiranës, e përcolli arsimtarja Anila Alliu
Kam kënaqësinë të përgëzoj Kryetaren e Kuvendit për këtë fushatë sensibilizuese kundër dhunës dhe në mbrojtje të dinjitetit të gruas e personalitetit të saj.-tha zonja Alliu
Mësuesja Alliu tha se ka ardhur koha që të gjithë sëbashku në emër të ligjit me vepra dhe jo fjalë të punohet për një shoqëri të lirë e pa dhunë.
Në emër të prindërve dha mesazhin për audiencën rinore, këngëtarja e mirënjohur Manjola Nallbani .
Cdo brez nga ne ka luftuar për një botë pa dhunë, por sot ju këni privilegjin e vecantë që gjendeni në këtë sallë dhe me përkrahjen e Kryetares së Kuvendit ta përcillni këtë mesazh më fort dhe thellë në mentalitetin e njerëzve.
Për vitet tuaja rinore ky takim do të mbetet gjatë në kujtesën tuaj si një ngjarje e rëndësishme për një mision shumë fisnik të gjithë kundër dhunës.
Mesazhin kundër dhunës nxënësit e Liceut Artsitik e përcollën nëpërmjet një ekspozite me piktura në kavaleta në sallën e Kuvendit Unë një tjetër zë kundër dhunës si dhe me pjesë orkestrale nga të kompozitorëve të njohur.
Gjatë aktivitetit, Kryetarja e Kuvendit iu përgjigj interesimit të madh të të rinjve për legjislacionin në mbrojtje të fëmijve dhe rolit të saj si Kryetare e Kuvendit në fushatën sensibilizuese kundër dhunës ndaj fëmijve dhe në familje. Kryetarja e Kuvendit ndau dhe tri cmimet e para për nxënësit e Liceut Artistik në ekspozitën që ata mbajtën gjatë kësaj seance të vecantë.