Presidenti Topi priti sot Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të B-H, z. Lozançiç.

25 nëntor 2008
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, priti sot në një takim zyrtar në Pallatin e Brigadave, Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnje-Hercegovinës, zotin Niko Lozançiç dhe delegacionin që e shoqëron gjatë qëndrimit në vendin tonë.
Në takim, Presidenti Topi vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit politik mes dy vendeve tona dhe nënvizoi dëshirën për intensifikimin e këtij bashkëpunimi nëpërmjet shkëmbimeve të vizitave të nivelit të lartë.
Presidenti Topi, pasi vuri në dukje se Shqipëria e ka konsideruar zhvillimin e marrëdhënieve me Bosnje-Hercegovinën një element të rëndësishëm të politikës së saj të jashtme në rajon, shprehu vullnetin dhe angazhimin për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona, por edhe në fushën e mbrojtjes, me pjesëmarrjen e trupave tona paqeruajtëse dhe bashkëpunimit, çka do të përbënte një provë të vullnetit dhe mundësive tona konkrete për të ndikuar në stabilitetin dhe paqen në rajon.
Duke vlerësuar hapat e ndërmarra nga Bosnje-Hercegovina në rrugën e integrimit, Presidenti Topi përshëndeti nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit më BE-në. Me këtë rast, Presidenti Topi i kërkoi z. Lozançiç t’i përcjellë Presidentit Haris Silajxhiç përshëndetjet më të ngrohta e miqësore duke shprehur bindjen që të gjithë vendet e Ballkanit do të përmbushin shumë shpejt aspiratën e tyre të përbashkët euroatlantike duke rritur dhe fuqizuar njëkohësisht marrëdhëniet dhe shkëmbimet ekonomiko-tregtare.
Presidenti Topi, duke vënë në dukje faktin se komuniteti boshnjak në Shqipëri gëzon të gjitha të drejtat dhe është i mirëintegruar duke shërbyer si një urë e fortë lidhëse në marrëdhëniet mes dy vendeve tona.
Nga ana e tij, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnje-Hercegovinës, zoti Niko Lozançiç, pasi falënderoi Presidentin Topi për pritjen e ngrohtë, shprehu besimin në intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe siguroi angazhim të mëtejshëm e më konstruktiv për zhvillimin e mëtejshëm të tyre, në dobi të të dy vendeve e popujve tanë. Në këtë pikë z. Lozançiç vuri në dukje edhe rolin e rëndësishëm që luajnë shkëmbimet dhe bashkëpunimi ndërparlamentar mes dy vendeve tona si dhe prania e pakicave kombëtare respektive, që shërbejnë si urë komunikimi dhe forcimi marrëdhëniesh në të gjitha fushat.