Gjimnazistët do nisin shkollën ne shtator pa 5 libra
KJo vonesë do të jetë për shkak se për herë të parë këtë vit në Shqipëri u fut sistemi 9-vjeçar, dhe detyrimisht duhet të ndryshojë edhe literatura e vitit të parë dhe të gjitha këto janë tekste që hartohen për herë të parë
TIRANE-Edhe ky vit shkollor duket se do të shoqërohet me mungesën e disa teksteve shkollore. Kjo sidomos për nxënësit e vitit të parë, të cilët nuk do të kenë në duart e tyre ditët e para të shkollës disa prej librave, pjesa më e madhe të futur për herë të parë si tekste shkollore. Kështu tekstet që do të mungojnë janë: Letërsia, Guida turistike, Fotografi dhe Fotoshop, Njeriu dhe Ndryshimet Klimaterike dhe TIK i avancuar. Sipas afateve të vendosura nga Komisioni i Miratimit të Teksteve Shkollore, këto tekste do të fillojnë të shpërndahen duke filluar nga data 25-30 shtator 2009. Kjo vonesë do të jetë për shkak se për herë të parë këtë vit në Shqipëri u fut sistemi 9-vjeçar, dhe detyrimisht duhet të ndryshojë edhe literatura e vitit të parë dhe të gjitha këto janë tekste që hartohen për herë të parë. Por, përpara se prindërit t’u drejtohen librarive për të marrë librat e fëmijëve, ata duhet të shikojnë në listën e afishuar pranë shkollës përkatëse të fëmijëve të tyre, tekstet për secilën klasë dhe shtëpinë botuese që ka bërë shtypjen e tyre. Çdo shkollë ka përzgjedhur tekste të ndryshme alternative në varësi të kritereve që mësuesit kanë parë si më prioritare. Më pas, me këto të dhëna të marra nga shkolla për librat, bëhet blerja e tyre në librari.
(d.b/BalkanWeb)