Kucovë, përmbyset kamioni, zë poshtë shoferin
Një aksident ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes në afërsi të fshatit Turbull në Kucovë.. Një kamion i ngarkuar me zhavorr është përmbysur duke zënë poshtë drejtuesin e mjetit i cili ndodhet ne në spital në gjendje kritike.
KUCOVE- Një aksident ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes në afërsi të fshatit Turbull në Kucovë.. Një kamion i ngarkuar me zhavorr është përmbysur duke zënë poshtë drejtuesin e mjetit. Mësohet se kamioni ka qënë duke shkarkuar zhavorrin kur është përmbysur në mënyrë krejt të papritur dhe më pas ka marrë flakë. Banorët e zonës kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe kanë nxjerrë shoferin nga gabina e drejtimit të mjetit. Drejtuesi ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje. (e.n/BalkanWeb)