Dritan Dajti, maskohej si nënkomisar policie

Njeriu më i kërkuar në Shqipëri, Dritan Dajti, lëvizte lirshëm me dokumente policie. Burimet nga policia dhe prokuroria bëjnë të ditur se Dajti prej kohësh mbante një dokument identifikimi me emrin e Agron Zenelit dhe ishte një nënkomisar policie. Dokumenti është gjetur në çantën personale të super të kërkuarit dhe në të ndodhej fotografia e tij me uniformë policie nën emrin: "Agron Zeneli", me detyrë "nënkomisar i Komisariatit të Policisë në Korçë".
Në çantën e kriminelit, policia ka gjetur edhe dokumenta të tjera të lëshuara me të njëjtin emër si edhe një patentë italiane. Policia tha se të gjitha këto dokumenta të rremë janë punuar nga një studio grafike.
Por përveç 'dokumentit që e identifikonte Dajtin, me një polic të mirëfilltë, në makinën e tij u gjetën edhe dy radiomarrëse policie, frekuencat e të cilave përshtateshin me qytetin ku ai lëvizte në ato momente.
Po ashtu në mjetin tip volsvagen Tuareg me targa të huaja "CR 535 FR", u gjet edhe një fenelinë policie, të gjitha këto aparatura mëse të mjaftueshme për të bindur këdo që ai ishte një polic.
Nuk dihet sa herë, Dritan Dajti, mund t'i ketë shpëtuar policisë për shkak të këtyre dokumenteve të identifikimit që i mbante me vete kudo që shkonte.
Edhe shtëpinë që ka blerë në plazh, pranë pistës Iliria, Dritan Dajti duket se e ka zgjedhe me kujdes për çdo rast arrestimi.
Sipas prokurorisë, nga apartamenti mund të kontrollohej e gjithë rruga dhe se në rast pikasjeje nga policia, Dajti mund të përdorte fare lehtë dritaren për të dalë në tarracë.