Aksidentet, vëzhgim në autostradën Tiranë-Durrës

Policia rrethon superstradën Tiranë-Durrës, vendin më të përgjakshëm nga aksidentet në rajonin e Tiranës. Në bëmë një vëzhgim për të parë situatën përgjatë këtij aksi në këtë fundjavë, dhe ndeshëm disa postblloqe policie.
Kanë qenë me dhjetra automjete, të cilat janë ndaluar dhe ndërshkuar për shkak tejkalimit të shpejtësisë. Edhe pse rruga, është shenjuar tashmë si një ndër vendet më të rrezikshme për aksidentet automobilistike, drejtuesit e mjeteve vijojnë të shkelin rregullat e qarkullimit, e të mos ruajnë vetëdijen për rrezikun që mund t'iu kanoset. Në këto kushte policia rrugore po detyrohet jo vetëm të mos heqë dorë nga kontrolli i lëvizjeve, por madje të shtojë numrin e postblloqeve. Sipas statistikave të drejtorisë së policisë së kryeqytetit, në tre vitet e fundit, vetëm në autostradën Tiranë- Durrës janë shënuar 64 aksidente me pasojë vdekjen. Shkaqet e tyre kanë qenë shpejtësia tej normave të lejuara, përdorimi i pijeve alkoolike si dhe parakalimi i gabuar.