E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin dhe dalin në protestë

Një pjesë e nxënësve në Lezhë, kryesisht nga gjimnazi “Hydajet Lezha”, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugët e qytetit në shenjë proteste.

nxenesit lezhe

Protestës i janë bashkuar nxënës që kanë ndërprerë procesin mësimor për t’u bërë pjesë e tubimit në qytet.

Ndërkohë, forca të shumta policie janë dislokuar në Lezhë, duke rrethuar disa prej institucioneve kryesore. Në qytet janë shtuar masat e sigurisë, ndërsa situata vijon të monitorohet nga uniformat blu.

Nxënësit vijojnë protestën, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet situata në orët në vijim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›