FOTOLAJM/ Shoqërime me dhunë, policia gjakos të riun gjatë arrestimit në protestë
Protesta e studentëve ka patur edhe sot akte dhune. Policia ka qenë në disa momente shumë e ashpër me të rinjtë.

Përveç ujit dhe gazit lotsjellës në sasi të lartë, edhe shoqërimet kanë qenë të dhunshme.
Një prej të rinjve u shoqërua nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, teksa kishte shenja gjaku në fytyrë.
Tensionet te rruga e Durrësit dhe ministria e Arsimit vijojnë mes studentëve dhe policisë.
