Hidhet sasi e madhe e gazit lotsjellës te Ministria e Arsimit, Rruga e Durrësit mbulohet nga tymi, shpërndahen protestuesit
Policia ka vijuar me represionin ndaj studentëve dhe gazetarëve në ditën e sotme të protestave para Ministrisë së Arsimit.

Pas disa përplasjeve policia hodhi sërish gaz lotsjellës në sasi shumë të madhe ndaj protestuesve.
Rruga e Durrësit u mbulua në një moment nga tymi i gazit. Turma e të rinjve u shpërnda për t’u rigrupuar sërish.