Gjimnazistëve nuk u subvencionohen tekstet shkollore
Nga subvencionimi i librave shkollorë, këtë vit do të përfitojnë vetëm nxënësit në sistemin 9-vjeçar publik. Ndërkohë që nuk do të marrin asnjë lek mbrapsht për këto libra nxënësit e shkollave të mesme. Gjithashtu, si të përjashtuar këtë vit nga procesi i rimbursimit të parave të librave të shkollës janë edhe nxënësit që studiojnë në sistemin 9-vjeçar të shkollave private.
E vetmja kategori që do të përfitojë nga nxënësit e shkollave të mesme është ajo e atyre që konsiderohen si më të varfër, pra fëmijët nga familje që për të jetuar marrin ndihmë ekonomike nga shteti.
"Këtë vit do të subvencionohen librat shkollorë të arsimit të detyruar, si dhe për familjet në asistencë shtetërore, edhe tekstet e arsimit të mesëm", thuhet në një qëndrim zyrtar të përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit.
Lidhur me këtë, MASH ka apeluar për të gjithë prindërit që, bashkë me blerjen e librave për fëmijët e tyre, të mos harrojnë tërheqjen edhe të faturës tatimore, si e vetmja mënyrë për të përfituar nga subvencioni shtetëror. Po kështu, edhe nxënësit e familjeve që përfitojnë asistencë sociale nga shteti, në momentin që blejnë librat, duhet ta tërheqin këtë faturë tatimore, e vlefshme për rimbursimin e vlerës monetare të teksteve.
Procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore ka filluar në të gjithë vendin, për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar dhe sipas premtimit të drejtuesve të MASH-it, ai pritet që të përfundojë para fillimit të vitit të ri shkollor.
Tekstet do të blihen në libraritë e kontraktuara nga ministria dhe shtëpitë botuese më pranë shkollave. Në dyert e institucioneve arsimore janë afishuar edhe listat me tekstet alternative që ka zgjedhur çdo shkollë, mes titujve alternativë që ofrojnë autorë dhe shtëpi botuese të miratuara paraprakisht nga ministria. Ndërsa numri i përgjithshëm i tyre, sipas përfaqësuesve të ministrisë, është afërsisht 600.
MASH gjithashtu njofton se për herë të parë klasat e dhjeta ose nxënësit e viteve të para të gjimnazeve do të studiojnë me tekste të reja, të hartuara në përputhje me programet e rinovuara nga specialistët e kurrikulës. Disa prej këtyre librave shkollorë të rinj janë përkthime të teksteve të huaja pa asnjë ndryshim, të kryera nga shtëpitë botuese të vendit. Madje, drejtuesit e MASH kanë vlerësuar faktin se kostoja e këtyre librave ka qenë shumë më e ulët se sa çmimi me të cilin ato tregtohen në Europë. Viti i ri shkollor për ciklin e ulët, 9-vjeçar dhe atë të mesëm në vendin tonë, do të nisë më 14 shtator.