Mungesat në shkollë, ndryshojnë rregulloren
Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me drejtoritë arsimore rajonale të rretheve, ka vendosur që për këtë vit shkollor të aplikojë një rregullore të re, në bazë të së cilës nuk do të lejohet më justifikimi me raporte mjekësore i gjimnazistëve për mungesat njëorëshe.
Kjo rregullore pritet të ulë në minimum numrin e mungesave njëorëshe që gjimnazistët bëjnë gjatë një viti, dukuri e cila ka ardhur duke u shtuar, sidomos për gjimnazet e kryeqytetit.
Përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës bëjnë të ditur se "shkak për marrjen e këtyre masave është përhapja masive e fenomenit të lënies së orëve të mësimit nga të rinjtë, ku vetëm për vitin shkollor që lamë pas, në regjistrat e gjimnazeve në kryeqytet janë hedhur 150 mijë mungesa të bëra nga gjimnazistët, në pjesën më të madhe pa arsye". Për këtë arsye, drejtuesit e arsimit kanë rënë dakord që për vitin e ri shkollor të mos pranojnë më raporte mjekësore për mungesat njëorëshe për nxënësit e arsimit të mesëm.
Kështu, sipas rregullores së re që Ministria e Arsimit u ka dërguar të gjitha drejtorive arsimore rajonale të vendit, nxënësi që mungon 20-50% të orëve të mësimit në lëndë të veçanta gjatë një semestri, do të merret në provim në fund të tij.
Nga ana tjetër, specialistët e arsimit e konsiderojnë të dështuar edhe variantin e njoftimit me anë të telefonave celularë të prindërve, fëmijët e të cilëve braktisin orët e mësimit. Kjo mënyrë njoftimi në pjesën më të madhe të kohës nuk ka funksionuar për shkak të kostos së saj. Mësuesit kujdestarë duhet të njoftonin prindërit e nxënësve të klasave të tyre përgjegjëse për çdo mungesë të pajustifikuar të të rinjve të gjimnazeve. Një numër telefoni i posaçëm duhej të qëndronte në zyrën e drejtorit të shkollës dhe ai duhej të përdorej vetëm për njoftime të tilla. Por një gjë e tillë nuk arriti të funksionojë, pasi sikundër pohojnë edhe drejtuesit e shkollave, mungesat ishin sërish të shumta, po aq sa edhe paratë e shpenzuara për mesazhet telefonike.