E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjimnazni “John F. Kennedy” me laboratorë të shkencave, Manastirliu: Garantojmë mësim cilësor

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka deklaruar se gjatë këtij viti, është investuar në 50 laboratorë të rinj të Fizikës dhe Kimisë në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme.

Ajo u shpreh se në fokus të punës, do të jetë zgjerimi i investimeve për laboratorët e shkencave në shkolla dhe unifikimin e bazës didaktike, me qëllim garantimin e një procesi mësimor cilësor.

“Laboratorë të shkencave me standardet më të mira edhe në gjimnazin “John F. Kennedy”, në Kodër-Kamëz.

Gjatë këtij viti Ministria e Arsimit dhe Sportit ka investuar në 50 laboratorë të rinj të Fizikës dhe Kimisë në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme

Zgjerojmë investimet për laboratorët e shkencave në shkolla dhe unifikimin e bazës didaktike, për të garantuar një proces mësimor sa më cilësor”, shkruan Manastirliu në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›