E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti – Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe stuhi në mbrëmje

Cikloni i Irlandës po zbret drejt Mesdheut ku pritet të ushtrojë aktivitetin e tij duke sjellë reshje shiu dhe stuhi në fillimin e muajit Nëntor në territorin e Shqipërisë.

E Martë, 31 Tetor 2023

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me stuhi pasdite dhe në mbrëmje në veri dhe zonën qëndore. Era do te me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur..

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 9/21°C
  • Zonat e ulëta 14/26°C

        Zonat bregdetare 18/26°C

Kosovë

Kosova për dt. 31 Tetor 2023 do të ketë vranësira mesatare dhe reshje të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C – 13°C  në mëngjes deri në 21°C – 24°C gradë Celcius në mesditë.

E Martë, 01 Nëntor 2023

Fillimi i muajit Nëntor në vendin tonë moti jetë i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu  në mëngjes, gjate ditës do të kemi përmirësim, kthjellime dhe vranësira. Era do te me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi  8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,8-1,5 metër në det të hapur..

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 10/19°C
  • Zonat e ulëta 14/24°C
  • Zonat bregdetare 16/23°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›