E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama te cohet per te pare ndryshimin ne Elbasan"

Kandidati i pare i Partise Demokratike ne qarkun e Elbasanit, Lulezim Basha zhvilloi dje disa takime ne komuna te ketij rrethi pergjate te cilave e ftoi kryetarin e PS-se, Edi Rama te cohej per te pare ndryshimin qe kishte sjell mazhoranca. Ne Sheze te Peqinit, ministri i Jashtem, Lulezim Basha mori pjese ne inaugurimin e asfaltimit te aksit rrugor, Pajove - Belsh me nje gjatesi prej 17 kilometrash qe lidh keto komuna. Gjate ketij perurimi ministri Basha ka akuzuar kryetarin e PS-se, Edi Rama se ai i ofron qytetareve vetem fjale, ndersa PD ploteson kerkesat e tyre dhe zgjidh nevojat e vendit. "Zoti Rama, cohu, hajde ketu ne Sheze, shiko si Sheza po ndryshon, Pajova po ndryshon, Belshi po ndryshon, Shqiperia po ndryshon. Ai nuk ka asnje plan, asnje projekt, ai ka vetem deshiren qe karrigen e Bashkise ta transferoje ne kryeministri. Ne flasim me vepra nuk flasim me fjale", deklaroi kandidati i PD-se, ne Elbasan. Po keshtu ministri Lulezim Basha i premtoi banoreve te Shezes se ne kater vitet e ardhshme nuk do lihet asnje rruge e pa asfaltuar e kesaj zone dhe po keshtu nuk do lihet asnje ujesjelles pa u perfunduar. Ministri i Jashtem vazhdoi dje turin e tij edhe ne komunen e Gjinarit. Gjate takimit me banorey ministri Basha u shpreh se banoret e zonave rurale po i prekin cdo dite ne jeten e tyre premtimet e bera realitet te qeverise se kryeministri Berisha. "Ne ne keto kater vjet kemi ngritur pensionet e fshatit, dhe ne kater vitet e ardhshme ne premtojme qe do ti barazojme me pensionet e qytetit", deklaroi kandidati i PD-se. Lulezim Basha gjati rastin ti falenderoj banoret e kesaj komune per mbeshtetjen e vazhdueshme qe i kane dhene mazhorances. Kandidati i pare i PD-se ne Elbasan vazhdoi takimet me banoret ne qytezen e Belshit. Gjate takimit me banoret ministri Basha shprehu keqardhje per lenien pas dore te kesaj zone turistike nga ana e qeverisjes vendore socialiste. "Ne vijme sot jo vetem per te kerkuar voten dhe mbeshtetjen per kandidatet tone, por edhe per ti premtuar qe ky qytet qe ne kater vitet e ardhshme kujdesi nga ana jone, do te rriten investimet ne infrastrukture, ujesjelles, arsim dhe ne shendetesi", deklaroi ministri Basha. Ai shprehu angazhimin maksimal te qeverise ne nje mandat te dyte qeverises per rindertimin e infrastruktures se kesaj zone.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›