E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat e identitetit, sondazhi: 33% e zgjedhesve nuk i kane

Pajisja e zgjedhesve me karta, evidentohet si shqetesim per votuesit dhe nga sondazhi i realizuar nga "PULS". Nga anketimi i kryer ne 20 maj, rezulton se shumica e shqiptareve kerkojne te marrin pjese ne votime, por nje pjese e konsiderueshme e tyre nuk kane karta identiteti apo pasaporte. Me konkretisht, nga pyetjet qe u jane bere banoreve te ndryshem ne vend nga periudha 7-20 maj, rezulton se 33% e shqiptareve ne nivel kombetar, te cilet deshirojne te votojne ne daten 28 qershor, pohojne se ende nuk zoterojne dokument identifikimi te vlefshem per votim. Po keshtu, 97 % e te pyeturve u shprehen se ata jane duke pritur kartat e reja te identifikimit. Pjesa tjeter prej 3 % jane duke pritur per forma te tjera identifikimi te vlefshme ose jo. Nderkohe qe Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, informoi dy dite me pare mbi numrin e zgjedhesve qe kane aplikuar per kartat e identitetit. Sipas tij, deri me 5 qershor, kane aplikuar per kartat e identitetit 1.253.360 shtetas, prej te cileve 767.190 i kane terhequr ato. Nga ana tjeter, ministri u shpreh i bindur se procesi do te perfundoje me sukses dhe te gjithe zgjedhesit do te kene mundesine te ushtrojne te drejten e votes me 28 qershor. Sipas tij, vendi i ka te gjitha kapacitetet reale dhe kohen ne dispozicion te cdo qytetari qe nuk ka pasaporte. Afati i fundit per mundesine e aplikimit te shtetasve pa pasaporte eshte data 15 qershor. Nga ana tjeter ministri Nishani, sqaroi se te gjitha rastet qe identifikohen ne listat e zgjedhesve se nje person figuron me shume se nje here ne to, do te jene objekt verifikimi.

Detaj

Kartat e identitetit

Deri me 20 maj, 33% e zgjedhesve nuk jane pajisur me kartat e identitetit. Keto te dhena beri publik dje, sondazhi i realizuar nga "Puls" ne bashkepunim me Qendren per Kerkim dhe Zhvillim (QKZH) dhe Institutin e Studimeve Publike e Ligjore (ISPL).


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›